Futbollisti belg, Radja Nainggolan, ka thënë se Antonio Conte ia kishte dhënë vetëm tetë minuta lojë te Interi dhe në fund e kishte bërë përgjegjës për gjithçka.
Mesfushori është kthyer në huazim te Cagliari për pjesën e mbetur të sezonit 2020/2021 dhe ka rrëfyer se ishte ndier keq kur trajneri e kishte fajësuar për të gjitha gabimet e skuadrës.
“Te Nerazzurrët kam pasur një trajner të shkëlqyer, por u lëndova kur ai mi dha vetëm tetë minuta të ndeshjes dhe pastaj më bëri përgjegjës për gjithçka”.
“Çfarë mund të bëja për tetë minuta? Nuk nxita kurrfarë kundërthënie atëherë dhe nuk e bëj as tash. Kështu ndodhi”.
“Jam i shëndetshëm. Nuk mungoj në asnjë seancë stërvitore, nuk vonohem asnjë minutë”, ka deklaruar Nainggolan për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/