Roma ka pësuar humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve 5-2 ndaj Liverpoolit.
Kryeqytetasit italianë ishin duke pësuar 5-0 por në 10 minutat e fundit shënuan dy gola për të mbetur me shpresë.
Njëri nga lojtarët më të mirë të Romës, Radja Nainggolan shpreson që së bashku me shokët e skuadrës të bëjnë një tjetër përmbysje të çmendur.
“Rezultati 5-0 ishte shumë i vështirë, por me 5-2 kemi ende shansin që të shpresojmë për të luajtur në finale”.
“Ne shpresojmë dhe besojmë se jemi në gjendje ta përsërisim ndeshjen ndaj Barcelonës dhe me një rezultat 3-0 të shkojmë në finale”.
Belgu e pranon se do të jetë tejet vështirë por jo e pamundur.
“Jemi të vetëdijshëm se është ndeshje e vështirë, por ne e kemi arritur një herë një rikthim të madh dhe do ta provojmë përsëri”, përfundoi Nainggolan.
Roma dhe Liverpool do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit më 2 maj në Olimpico. /Telegrafi/