Telegrafi

Nainggolan: Barazimi do të ishte rezultat i drejt, duhet të rikthehemi te fitoret

Roma ka humbur derbin e javës së 17-të në Serie A në udhëtim te Juventusi.

Giallorosët janë mposhtur me rezultat minimal 1-0 falë një golit ë shënuar nga mbrojtësi Mehdi Benatia për vendasit.

Kësisoj Roma ka mbetur gjashtë pikë mbrapa Juventusit por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka thënë se barazimi do të ishte i drejt në këtë sfidë.

“Ndeshja u vendos nga një episod dhe ky është futbolli kemi mundur edhe ne të shënojmë”, tha Nainggolan.

“Nëse El Shaarawy do të shënonte atëherë ndeshja do të kishte një rrjedhë tjetër, tani më ka përfunduar. Barazimi do të ishte rezultat real”, ka thënë belgu.

“Juve është një skuadër e madhe dhe që tregoi maturi në ndeshje, është tejet e vështirë t’i mposhtësh”, përfundoi Ninja.

Krejt në fund ish-anëtari i Cagliarit deklaroi se skuadra e tij nuk e mendon titullin e kampionit.

Sipas mesfushorit të fuqishëm, Roma duhet t’i marrë ndeshjet me radhë dhe në fund ta shoh nëse janë për titull të kampionit. /Telegrafi/