Donat Qosja është një ndër aktorët më të dashur te publiku shqiptar.
Aktori ka edhe një arsye më tepër që të jetë festoj pasi që ka ditëlindjen, ku ka marrë urime të shumta prej fansave dhe miqve.
“Naimi” që njihet më mirë në saje të serialit “Kafeneja Jonë” sot ka mbushur plotë 44 vjet.
Theksojmë se pos serialit të lartcekur, është paraqitur edhe në projektin tjetër të njohur si “Zyra për gjithçka” me rolin e Mirit.
Gjithashtu ka marrë pjesë edhe në shumë filma si “Kukumi” dhe “Tri dritare dhe një varje”, ku ka marrë çmime të ndryshme ndërkombëtare.
Ai është i martuar me Rudina Qosja, me të cilën kanë tre fëmijë – vajzat Lean dhe Nisën si dhe djalin, Diellin.
Ndryshe, Qosjen do ta shohim edhe në disa projekte të ndryshme filmike dhe teatrale. /Telegrafi/