Telegrafi

Naim Maloku rikthehet në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pranuar sërish si pjesëtarë të saj, Naim Malokun, i larguar nga kjo parti vite më parë për t’iu bashkuar AKR-së së Behgjet Pacollit.

Sipas njoftimit të AAK-së që drejtohet nga Ramush Haradinaj, rikthimi i malokut do të thotë se në Aleancë po rritet besimi në fitore, raporton lajmi.net.

“Pas kthimit të z.Naim Malokut dhe figurave të tjera të shumta në nivel të degëve dhe të qendrës, sot na është bashkuar në punën tonë drejt sukseseve, veprimtari politik shumëvjeçarë dhe intelektuali z.Agim Haziri”.

Aktualisht AAK-ja ka rreth tetë vite që ndodhet në opozitë.