Telegrafi

Naim Maloku del nga spitali

Naim Maloku, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili kishte qenë shtruar në spital, ka dalë nga spitali.

Këtë e ka bërë të ditur, djali i tij, Kreshnik Maloku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Naim Maloku shtrohet në spital

Ai ka shkruar se Maloku do të vazhdojë kurimin nën përkujdesjen e familjes.

“Te nderuar miq, Sot eshte liruar nga spitali Baba, Naim Maloku ku do vazhdoj kurimin nen perkujdesin e familjes. I deshirojme mireseardhje dhe sherim sa me te shpejt”, (sic) ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/