Site icon Telegrafi

Naim Maloku: Ata që më shanë kur thash se Rugova është president, tash përkulen para varrit të tij (Video)

Ish-komandanti i UCK-së, Naim Maloku, ka thënë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit se ka pasur problem me pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, kur gjatë luftës në një intervistë kishte thënë se Rugova është Komandant Suprem.

Ai ka thënë se të njëjtit persona tash përkulen para varrit të ish presidentit.

Maloku ka rrëfyer në këtë intervistë për një atentat që i ishte bërë atij gjatë pas luftës në Kosovë, kur po bënte përpjekje që bashkë me komandant Drinin të bënin parti politike.

Maloku ka thënë se për atentatin nuk u kishte treguar as familjes.

Komandant Drini është njëri nga të vrarët e pasluftës në rrethana misterioze. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=c_L55Vj2yG4

Exit mobile version