Telegrafi

Naim Geci tregon si u ekzekutua Ahmet Krasniqi dhe çka u kishte thënë atentatorëve para se ta vrisinin (Video)

Rrethanat dhe vrasja e ministrit të parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, mbetet ende mister.

Ndonëse ka akuza e spekulime rreth kryerësve të këtij akti, njeriu më i afërt i tij, Naim Geci ka rrëfyer ngjarjen se si ishte ekzekutuar kolonel Ahmet Krasniqi.

”Prej një darke që kemi qenë të ftuar me ministrin, jemi kthyer tek zyret tona, që kanë qenë tek Medreseja… Kam qenë me Ahmet Krasniqin dhe Rifat Haxhiajn. Sapo arritëm dola t’i hap dyert për tu futur në oborrin e ndërtesës ku rrinim ku i kishim zyret tona… Papritur kanë ardhur dy persona të maskuar, ishte ora 23:30”, thotë Geci,  në Zona B të Klan Kosovës.

”Janë afruar që të dy, njëri tek unë më ka kontrolluar më afroi tytën në ballë e tjetri iu afrua kolonelit (Ahmet Krasniqit), duke sugjeruar ky që ishte afër meje. I tha me dy fjalë: ‘ky është ky’. Dhe kështu ka ndodhë ekzekutimi”.

”Vetëm këto fjali kanë qenë që janë thënë nga njëri i maskuar ‘ky është ky’, asnjë tjetër fjalë s’ka pas nga ta… Ishin të maskuar, çdo gjë ka qenë e zezë, vetëm sytë e tyre janë parë, as dorë as asgjë – gjithçka ishte e zezë”, thotë bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci.

Geci ka thënë se në momentet kur do ndodhte ekzekutimi i shefit të tij, kolonel Ahmet Krasniqi, kishte disa fjalë ndaj të maskuarve të cilët e kryen dhe vrasjen ndaj tij.

”Koloneli Ahmet Krasniqi në ato momente të maskuarve u ka thënë një fjalë: ‘Çfarë doni more burrë’, asgjë tjetër”.

”Kanë qenë katër të shtëna. Pas ekzaminimeve thuhet se tre janë në kokë e një në krah – kjo në krah ndoshta ka ndodh nga mbrojtja, kjo duhet të jetë arsyeja.   Kanë qenë dy persona të maskuar – nuk kanë qenë katër apo pesë sipas deklaratave”, rrëfeun ai.