Site icon Telegrafi

Naim Frashëri, një koordinatë për të përcaktuar atdheun

Nga: Dorian Koçi

Çfarë është atdheu? Në ç’formë vjen ai te kujtesa jonë kombëtare? Sa i madh është atdheu? Pyetje që ia bëjmë vetes vazhdimisht, kur meditojmë për vendin tonë, por që u duhet tu japim përgjigje kur na pyesin pafajësisht më të vegjlit, fëmijët tanë.

Çdo vit, duke rrëmuar në kulturën e vendit tënd mund të gjesh motive dhe simbole, koordinata dhe drejtime për të përkufizuar atdheun, por besoj se një nga përkufizimet dhe përshkrimet më të mira na e ka dhënë poeti kombëtar, Naim Frashëri te vepra e vet madhore, “Bagëti e Bujqësi”, më 1886.

Ai na e paraqet atdheun në fluturimin e një dallëndyshe që e ndalet në çdo qytet të rëndësishëm shqiptar. Poeti kombëtar është një mjeshtër i gjuhës shqipe, sepse kudo ku e ndal fluturimin dallëndyshja, ai përdor dialektin e atij qyteti apo treve.

Flurimi i saj fiton në këtë rast një vlerë identifikuese dhe për brezat tanë një vlerë simbolike që ashtu si dallëndyshja shumë nga këto qytete që janë jashtë kufijve, kanë ditur ti rikthehen etnosit dhe folesë kombëtare. Gëzuar Festën Kombëtare Shqipëri me fluturimin e dallëndyshes që na çon në çdo vatër e qytet të Shqipërisë sonë…

…Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q’është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?
Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.
Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë

Exit mobile version