Telegrafi

Naim Bazaj largohet zyrtarisht nga PDK, i bashkohet AAK-së

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Bazaj të Drenicës.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo Naim Bazaj i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me disa veprimtarë dhe profesionistë të proflieve të ndryshme.

“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Falemnderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/