Telegrafi

Nagorno-Karabak: Familjet armene ua vënë zjarrin, shtëpive të tyre

Mijëra armenë etnikë po largohen nga zonat përreth Nagorno-Karabakut që do t’i dorëzohen Azerbajxhanit si pjesë e marrëveshjes së fundit të paqes.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rajoni i diskutueshëm njihet ndërkombëtarisht si i Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë që nga viti 1994.

Sipas marrëveshjes, Armenia duhet të lëshojë kontrollin e disa rretheve deri më 15 nëntor.

Lexo po ashtu Turma e zemëruar sulmon ndërtesat qeveritare të Armenisë pasi kryeministri bie dakord për marrëveshjen rreth Nagorno-Karabakut

Si pasojë, disa armenian etnikë madje po i shkatërrojnë shtëpitë e tyre, duke ua vënë edhe zjarrin – që azerbejxhanasit të mos mund të futen në to.

Ndryshe, ditë më parë protestuesit kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin armen, Jerevan, ndërsa zemërimi shpërtheu kundër një marrëveshje të diskutueshme paqësore për t’i dhënë fund luftës me Azerbajxhanin për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Qindra njerëz dolën në rrugë menjëherë pasi kryeministri i Armernisë, Nikol Pashinyan, njoftoi marrëveshjen “e dhimbshme” herët të martën. /Telegrafi/