Radja Nainggolan ka thënë se Roma e ka dashur më shumë kualifikimin në gjysmëfinale.
Fitorja prej 4-1 e Barcelonës në Camp Nou nuk mjaftoi për ndeshjen kthyese të skuadrave të zhvilluar në Olimpico.
Roma kompletoi një prej paraqitjeve më të mira në histori duke u kualifikuar në një gjysmëfinale të një gare evropiane për herë të parë nga viti 1984.
“Fitorja ishte e pabesueshme, por nëse shikoni mes dy ndeshjeve, ne kemi dashur më shumë kualifikimin”.
“Ne kemi shënuar tri gola të rëndësishëm ndaj një ekipi që ka fituar aq shumë në vitet e fundit. Gjithçka ishte fantastike në këtë mbrëmje, nga stadiumi e deri te atmosfera rreth nesh. Ne besuam”.
“Shumë pak njerëz besuan që ne do të kualifikoheshim tutje kur është hedhur shorti, por pas një rezultati të padrejtë në ndeshjen e parë, ne kemi besuar sepse s’kemi pasur çka të humbim”.
“Ne shënuam herët dhe kishim më shumë raste. Jam i lumtur për skuadrën, sepse njerëzit na kanë quajtur humbës, por kjo vetëm sa na ndezë më shumë”, deklaroi Nainggolan. /Telegrafi/