Site icon Telegrafi

Nagelsmann i përgjigjet Laportas pasi ky i fundit i tha t’i shikojë llogaritë e Bayernit dhe parat e Lewandowskit

Trajneri gjerman, Julian Nagelsmann foli këtë të premte për situatën e tij me Joan Laporta, i cili ka thënë se Bayern Munich është mirë të shikojë xhirollogaritë pas nënshkrimit të Robert Lewandowski.

Nagelsmann kishte folur muaj më parë për Barcelonën dhe financat e tyre, gjë që nuk ishte pritur aspak mirë nga klubi katalanas.

“Është i vetmi klub në botë që nuk ka para, por mundet të blej çdo lojtarë që dëshiron”, kishte thënë ai.

Lexo po ashtu “Klubi i vetëm në botë që nuk ka para dhe kryen transferime” – Nagelsmann nuk e di se si ia bën Barcelona

Presidenti katalanas Laporta, iu përgjigj duke thënë se parët për Robert Lewandowskin tashmë i kanë marr.

“Unë do t’i kërkoj të fokusohet në llogaritë e Bayernit, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash për Lewandowskin . Unë i respektoj të gjithë dhe nuk do të flas për financat e ekipeve të tjera”, deklaroi Laporta.

Lexo po ashtu “Shikoni llogaritë e juaja bankare”, Laporta ia ‘mbyll gojën’ Nagelsmannit dhe i dërgon një mesazh Bayernit dhe klubeve tjera

Sot trajneri është pyetur për fjalët e Laportas, duke thënë se do të vazhdojë të thotë mendimin e tij.

“E thashë nga këndvështrimi i një tifozi. Nuk kam asnjë problem me Laportan, apo që ai të shprehet, ai duhet të përfaqësojë klubin e tij”.

“Asnjëherë nuk kam thënë se është ashtu, nuk i kam të gjitha informacionet. Nuk kam akses në libra dhe as në gjendjen financiare të detajuar të FC Barcelona, ​​por do të vijoj të jap mendimin tim në të ardhmen “, deklaroi Nagelsmann.

Nagelsmann foli edhe për Antonio Conte në ldhje me fjalët e tij për Harry Kane, duke thënë se e ka zgjidhur tashmë problemin me trajnerin italian. /Telegrafi/

Exit mobile version