Real Madridi tashmë është duke i bërë planet për trajnerin e ardhshëm në Santiago Bernabeu.
Në rast të vendimit të strategut italian që të largohet nga Los Blancos, klubi spanjoll e la shënjestruar trajnerin e Bayern Munichut, Julian Nagelsmann – bën të ditur El Nacional.
Në bazë të njoftimit, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin është ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
Megjithatë, ndër të preferuarit e bordit të klubit është edhe strategu gjerman, Julian Nagelsmann.
Trajneri i tanishëm i Realit ka kontratë deri në verën e vitit 2024, pra do të duhej ta udhëheqë skuadrën edhe në sezonin 2023/2024, mirëpo klubi nuk dëshiron të jetë i papërgatitur në rast të vendimit eventual për t’u larguar në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/