Julian Nagelsmann është i vendosur që të largohet nga Rasenball Sport Leipzig në fund të këtij edicioni.
Trajneri është i joshur nga oferta e Bayern Munichut, dhe thuhet se ka arritur marrëveshje në parim.
Sipas asaj që raporton Kicker, Nagelsmann ka kërkuar nga RB Leipzig që të ndërpresë kontratën e tij.
Ai e ka shprehur dëshirën hapur që t’i bashkohet rivalit nga Bundesliga, mirëpo klubi nuk e lejon largimin e tij.
Hansi Flick njoftoi ditë më parë se do të largohet nga Bavarezët, duke marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, pasi edhe Joachim Low ka njoftuar për largim.
Në anën tjetër, RB Leipzig i ka kërkuar Bayernit 30 milionë euro nëse dëshiron të nënshkruajë me Nagelsmann. /Telegrafi/