Site icon Telegrafi

Nagelsmann: Fituam me meritë ndaj Atleticos, duam finalen e Ligës së Kampionëve

Julian Nagelsmann (Foto: Lluis Gene/Getty Images/Guliver)

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka thënë pas ndeshjes se fitorja ndaj Atletico Madridit ishte e merituar, ndërsa tani ekipi synon kalimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Golat nga Dani Olmo dhe Tyler Adams siguruan fitore 2-1 në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në Lisbonë, duke mposhtur dhe eliminuar Atleticon e Simeones.

Leipzig do të përballet në gjysmëfinale me Paris Saint-Germain të martën pasi u bë klubi i parë gjerman jashtë Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit që arrin në gjysmëfinale që nga Schalke në sezonin 2010-11.

Lexo po ashtu RB Leipzig shkruan historinë, eliminon Atletico Madridin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

“Unë nuk do të them asgjë për titullin. Por sigurisht, ne duam të arrijmë në finale tani”, ka thënë fillimisht Nagelsmann pas ndeshjes.

“Mendoj se kjo është thjesht normale. Nëse arrijmë atje, ne mund të flasim për gjëra të tjera”.

“Skuadra si e tërë mundi Tottenhamin më parë dhe tani Atleticon”.

Lexo po ashtu Simeone pranon humbjen dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve, uron skuadrën e RB Leipzig

“Nuk është fjala për duele midis trajnerëve – jo kundër Mourinhos, jo kundër Simeones dhe tani jo kundër Tuchel. Është një lojë ekipore dhe djemtë luajtën shkëlqyeshëm”.

“Simeone më uroi pas ndeshjes, ishte shumë i sinqertë. Ai tha, ishte një lojë e shkëlqyeshme dhe një fitore e merituar për ne”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version