Site icon Telegrafi

Nagelsmann e lë të hapur derën për rikthimin e Kroos tek Gjermania

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Naglesmann, e ka lënë të hapur derën për rikthimin e Toni Kroos në kombëtaren e Gjermanisë, në rast se ai vendos që të ndryshojë vendimin e tij.

Ylli i Real Madridit, vendosi që të largohet nga Gjermania pas paraqitjeve të tij të dobëta në Euro 2020.

Ai shprehu dëshirën që të vazhdojë karrierën me Real Madridin, por duke vendosur familjen në rend të parë dhe të kaloj më shumë kohë me ta.

Sidoqoftë, Kroos ka qenë mjaft i qetë rreth mundësisë për të luajtur për Gjermaninë edhe një herë tjetër dhe tani fokusi është tek përzgjedhësi Nagelsmann, i cili ka bërë të ditur se ka folur me mesfushorin.

“Mendim interesant”, kishte thënë Naglesmann për ZDF’s SportStudio kur u pyet rreth mendimit të Kroosit për t’u rikthyer.

“Detyra ime është që të mendoj për të gjithë lojtarët gjermanë. Toni është një person i madh i cili e ka dhënë qartë mendimin e tij dhe një futbollist shumë i suksesshëm. Ju mund të flisni me të për gjithçka”, vazhdoi Nagelsmann.

Kur iu shtrua pyetja në rast se Kroos po mendon rikthimin tek Gjermania, Nagelsmann tha: “Jo, jo konkretisht. Ne kemi biseduar për tema të përgjithshme”.

“Mendoj që fakti se do të luajmë Euron në shtëpi është një perspektivë atraktive për të gjithë lojtarët gjermanë. Varet nga ai, paraqitjet e tij dhe lojtarët e tjerë”, përfundoi Nagelsmann./Telegrafi/

Exit mobile version