Site icon Telegrafi

Nagelsmann akuzon Di Marian për simulim në humbjen e RB Leipzigut ndaj PSG-së: Penalltia ishte qesharake

Trajneri i Rasenball Sport Leipzig, Julian Nagelsmann e ka akuzuar Angel di Marian për simulim në penalltinë e Paris Saint-Germianit që i solli fitoren.

Parisienët e fituan penalltinë shumë herët, pasi një rishikim në VAR bëri të ditur se Marcel Sabitzer ka shkaktuar faul në argjentinasin.

Neymar e mori përgjegjësinë që të gjuante nga penalltia pas 11 minutash lojë dhe rezultati ishte 1-0, me këtë rezultat edhe përfundoi takimi.

Lexo po ashtu PSG fiton me vështirësi ndaj RB Leipzigut, vendimtar goli nga Neymar

“Nuk mendoj se Parisi kishte një shans të vërtetë në lojë, penalltia ishte qesharake”, ka thënë Nagelsmann për Sky Germany.

“Ai vendim në nivelin e Ligës së Kampionëve – ishte pikëlluese. Ishte një simulim, aty kishte zero kontakt. VAR ndoshta ishte duke shikuar një ndeshje tjetër”.

“Nganjëherë, gjërat e vogla e bëjnë dallimin. Por, ne shpresojmë që t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme dhe Parisi të dështojë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version