Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të enjten ka takuar mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës.
MASHTI, përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është bashkëbiseduar për çështje të ndryshme në arsim, përfshirë fillimin e vitit të ri shkollor.
Nagavci ka thënë se MAShTI thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ministrja foli edhe për projektligjin për paga, i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe çështje të tjera të rëndësishme, si dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në arsim.
Ajo i informoi mësimdhënësit për përmirësimin e infrastrukturës ligjore, përfshirë këtu Ligjin për tekste shkollore, Ligjin për AKA, Ligjin për arsimin e lartë dhe disa ligje tjera.
Sipas një njoftimit të MAShTI-t u diskutua edhe për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla dhe pajisjen e tyre me kabinete, laboratore e salla sportive./Telegrafi/