Site icon Telegrafi

Nagavci: SBASHK-u ka fondin vjetor një milion euro, t’i kompensojë mësimdhënësit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci  ka thënë se edhe në vendet më të zhvilluara demokratike sindikatat nuk veprojnë si në Kosovë.

Ajo në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit thotë se në çdo vend të botës parashihet që grevistët nuk paguhen me fonde të shtetit.

“SBASHK-u për këtë arsye ka fondin e tyre në vlerë 800 mijë apo 1 milionë euro në vit, që marrin nga anëtarësia. Për këtë arsye ku ka arsye të domosdoshme për grevë sindikata mbështetë punëtorët e tyre me para”.

Nagavci thotë se SBASHK-u është barrikaduar në kërkesat e tyre për 100 euro dhe nuk dëshiron diskutime.

“Kjo u dëshmua edhe pas takimit që zoti Jasharaj pati me Presidenten. Ai menjëherë pas takimit tha se greva vazhdon”.

Lexo po ashtu Nagavci: Nuk kemi ardhur në pushtet me premtime për rritje të pagave

Nagavci thotë se opozita nuk flet për cilësinë në arsim se janë vetë përgjegjës.

“Do të mund të flisnin për cilësinë në arsim por nuk mund të flasin se janë përgjegjës, do të mund të flisnin për probleme të shumta por janë vetë përgjegjës”, ka thënë ajo.

Megjithatë, sipas Nagavcit, gjithçka që duhet bërë është që bashkërisht të sigurohet që çështjet duhet të zgjidhen njëherë e mirë në mënyrë përmbajtjesore dhe në baza meritore “e jo me presione të tilla duke shfrytëzuar një situatë të momentit”./Telegrafi/

Exit mobile version