Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të raportojë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në këtë komision ministrja Nagavci do të raportojë lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.
Mbledhja e komisionit pritet të fillojë në orën 10:00.
Në rend dite të këtij komisioni është edhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2022.
Si dhe shqyrtimi i raportit të auditimit të përformancës për “Projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale SDC/DEMOS, për vitin fiskal 2020”.