Telegrafi

Nagavci pas rezultateve të testit PISA: Ashtu si është pritur, asnjë përparim

Ish-drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci ka thënë sot se edhe këtë herë Kosova renditet e treta nga fundi në testin PISA, madje ka regres në disa fusha.

Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se urgjentisht nevojitet mobilizim i përgjithshëm për përmirësimin e sistemit të edukimit e arsimit.

“Arsimi duhet të jetë kryeprioritet kombëtar, asgjë s’është më e rëndësishme. Edhe sot jemi vonë, çdo ditë e humbur na çon dhe më prapa dhe rrezikon të ardhmen e fëmijëve tanë, të gjithë vendit”, shkruan ajo.

Sipas saj, në 6 nivelet e rezultateve që i matë PISA, 66 % të nxënësve kosovarë të testuar performuan nën nivelin e dytë, pra shumë dobët dhe vetëm 0.1 % e të testuarve ishin mbi mesatare. /Telegrafi/