Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për punën nga koha kur është ministre e arsimit.
Nagavci ka bërë të ditur se pavarësisht që ka pasur kërkesa që të kalohet në orar të plotë të mësimit, ky vit shkollor do të vazhdojë sipas skenarëve paraprake dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Ka pasur kërkesa që të kalohet në mësim me orar të plotë…. Por do të vazhdohet sipas skenarëve A,B,C sipas rekomandimeve të IKShPK”, tha ajo.
Ministrja ka folur edhe për mësimin plotësues, duke thënë se ndër vendimet e para në këtë post.
“…Si fillim kemi marr vendim për mësim plotësues. Na janë përcjellë raportet nga DKA-ja për mësim plotësues dhe kemi marrë vendim që ende ka nevojë për këtë lloj mësimi. Kemi organizuar mësimin alternativ plotësues për nxënësit e Kamenicës. Vendimi është marrë pas vizitave dhe raporteve nga ana e inspektoratit. Është ofruar mbështetje për shoqatën e matematikanëve dhe fizikantëve. Në proces e kemi rishikimin e formulës së financimit të arsimit parauniversitar…”, ka thënë ajo.
Nagavci bëri të ditur se Këshilli kombëtar i shkencës do të hartojë edhe programin kombëtar të shkencës.
Ajo po ashtu njoftoi se edhe rreth provimit të maturës që do të mbahet më 26 qershor. /Telegrafi/