Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka folur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nagavci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ftesa ndaj PDK-së për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me heqjen e vijave të kuqe.
“PDK e di që për LVV gjithnjë do të ketë vija të kuqe në raport me partitë që kanë keqpërdorur dhe që kapur institucionet e që nuk kanë ndryshuar e reflektuar”, tha ajo, përcjell telegrafi.
Nënkryetarja e PDK-së thotë se kanë pritur që opozita natyrshëm ta mbështesë mocionin e Vetëvendosjes për shkak të keqqeverisjes aktuale.
“PDK ka pasur kritika të vazhdueshme për keq qeverisjen dhe zotin Haradinaj”.
Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është interes i shtetit të Kosovës jo vetëm i yni apo PDK-së.
“Ky mocion nuk po bëhet për Vetëvendosjen por që të kemi institucione që punojnë në interes të qytetarëve”, tha ndër të tjera Arbërie Nagavci./Telegrafi/