Telegrafi

Nagavci i drejtohet Enver Hoxhajt: Ku i more lajmet se Daçiq ka shkuar në Sierra Lione, me kë po bashkëpunoni?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherazi anëtarë e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në seancën e së hënës, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës ka deklaruar se kanë informata se Ivica Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.

Nagavci ka shkruar se sot  ka lexuar lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa ka shtruar pyetje se nga i mori lajmet Enver Hoxhaj, dhe se çfarë po bisedon presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Më tej në shkrimin e bërë në Facebook, Nagavci ka pyetur se për kë po punojnë këta njerëz dhe për çfarë po angazhohen vërtetë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës.Sa i përket kësaj deklarate, ministri Konjufca u shpreh se nuk është e sigurt nëse vërtetë Sierra Leone e ka bërë një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Konjufca: Nuk është e sigurt nëse Sierra Leone e ka tërhequr njohjen

Konjufca në një deklaratë për media tha që është i pavërtetë pretendimi i Serbisë lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/