Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherazi anëtarë e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në seancën e së hënës, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës ka deklaruar se kanë informata se Ivica Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.
Nagavci ka shkruar se sot ka lexuar lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa ka shtruar pyetje se nga i mori lajmet Enver Hoxhaj, dhe se çfarë po bisedon presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Më tej në shkrimin e bërë në Facebook, Nagavci ka pyetur se për kë po punojnë këta njerëz dhe për çfarë po angazhohen vërtetë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës.Sa i përket kësaj deklarate, ministri Konjufca u shpreh se nuk është e sigurt nëse vërtetë Sierra Leone e ka bërë një gjë të tillë.
Konjufca në një deklaratë për media tha që është i pavërtetë pretendimi i Serbisë lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/