Telegrafi

Nagatomo lojtar i Cesenas

Nagatomo luajti për Japoninë në Botërorin, Afrika e Jugut 2010, ku kishte shfaqur paraqitje mjaft solide. Cesena e ka lënë një opsion në kontratë që ta transferojë atë në mënyrë permanente në fund të sezonit 2010-2011.

Nagatomo pritet të jetë njëri prej lojtarëve kyçë të Cesenas, që do të kërkojë të mbajë statusin e saj në elitën e futbollit italian, Serie A. /Telegrafi/