Telegrafi

Naftë nga dielli, uji dhe dyoksidi i karbonit?

Ekspertët pranë kësaj kompanie thonë se mund të manipulojnë me organizmat dhe të prodhojnë lëndë të re djegëse, me çmim të njëjtë sikurse lënda djegëse nga fosilet.

“Pohojmë se kemi gjetur një inovacion në të cilin besojmë dhe ua kemi prezantuar investitorëve. Nëse kemi të drejtë, kjo do të thotë se jemi pranë një revolucioni të ri industrial”, kanë thënë nga kompania Joule Unlimited.

Sipas Newser, shkencëtarët pranë laboratorit për ribërjen e energjisë (NERL) thonë se projekti i tyre akoma nuk është vërtetuar, ndërsa shtojnë se do të hulumtojnë në vazhdim për t’u siguruar nëse mikroorganizmat mund të prodhojnë lëndë djegëse. /Telegrafi/