Naftëtarët dhe Ministria e Tregtisë she Industrisë po dyshojnë që në Kosovë është duke hyrë naftë e cilësisë së ulët e që nuk është konform standardeve të kërkuara me rregullat dhe ligjet e Kosovës.
Hyrja e naftës së cilësisë së ulët, sipas Fadil Berianit, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, është shkak i kontrolleve minimale që bëhen në kufi.
“Aktualisht testohen vetëm 1 apo 2 për qind e gjithë naftës që hyn në kufi. Kjo nuk është garanci se në Kosovë nuk po hyn naftë e cilësisë së dobët. Shoqata ka kërkuar që të shtohet numri i kontrolleve në kufi, por njëkohësisht të ndërrohet komplet mënyra aktuale e kontrollit të cilësisë së naftës në kufi”, ka thënë Beriani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve. /Koha Ditore/Telegrafi/