Site icon Telegrafi

Nafta “virgine”, lirohet Hajri Elezaj

Vendimi erdhi pas kërkesës së avokateve, të cilët kanë pretenduar se gjendja shëndetësore e të pandehurit është e rëndë dhe qëndrimi në paraburgim do të ishte rrezik për jetën.

Elezaj akuzohet për kontrabandën e naftës "virgine", të denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikes Dritan Prifti. Së bashku me të prokuroria arrestoi edhe 12 persona të tjerë si biznesmenë, doganierë dhe punonjës të tatimeve, të akuzuar se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer kontrabandën e naftës./Telegrafi/

 

Exit mobile version