Telegrafi

Nafta vazhdon me rritje te lehtë

Në mbështetje të saj është edhe pritshmëria e tregjeve që rezerva federale në përfundim të takimit të sotëm të vendosë të zgjerojë programin e lehtësimit monetar në shtetet e bashkuara duke rezultuar në zhvlerësim të dollarit dhe rritje të vlerës së naftës. Fokusi në ditën e sotme është në takimin e OPEC që zhvillohet në Vjenë.

Organizata zhvillon dy takime në vit në të cilat vendoset edhe për kuotat e prodhimit të naftës bruto. Analistët nuk presin që të ketë një ndryshim të politikës së prodhimit nga organizata.

Për momentin nafta bruto amerikane për janarin u rrit vetëm 3 cent në 85.76 dollarë për fuçi. Nafta bruto Brent e Londrës për janarin u rrit 13 cent në 108.26 dollarë për fuçi. /Telegrafi/