Telegrafi

Nafta vazhdon me rënie

Nafta bruto amerikane për majin ra 33 cent në 105.42 dollarë për fuçi.

Megjithatë tregjet vijojnë të jenë të fokusuara tek një rritej që mund të shkaktojnë trazirat në Lindjen e Mesme apo edhe lufta civile në Libi. Nafta Brent e Londrës për majin ra 49 cent në 115.06 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se investitorët janë të tërhequr për të bërë një vlerësim më të mirë të situatës si në eurozonë ashtu edhe në rajonin e vendeve prodhuese të naftës. /Telegrafi/