Telegrafi

Nafta u lirua para raportit për rezervat në SHBA

Çmimi i naftës "së lehtë" amerikane në bursën e Nju-Jorkut u zvogëlua për 1,10 dollarë në 77,03 dollarë për barel, ndërsa "brent" nafta evropiane në Bursën ndërkombëtare në Londër njëkohësisht u zvogëlua për 88 centë dhe arriti çmim prej 75,67 dollarë për barel.

Nafta zakonisht lirohet kur valuta amerikane përforcohet, pjesërisht për shkak asaj se çmimi i këtij energjensi në tregjet ndërkombëtare shprehet në dollarë.
"Rritja e vlerës së valutës amerikane me siguri është faktori më i rëndësishëm i cili tani ndikon në shtrejtimin e lëndëve të para, e veçanërisht të naftës", deklaroi analisti i "Komercbankës", Eugen Vajnberg.