Telegrafi

Nafta shkakton zjarrin në Kanada, rrezikohen banorët

Autoritetet në Kanada u kanë bërë thirrje rreth 12 mijë njerëzve që të largohen nga kampet në afërsi të plazheve ku është shkaktuar zjarri nga nafta në qytetin e McMurray.

Sipas tyre, 8,000 njerëz kanë urdhër për largim, ndërsa 4,000 të tjerë janë këshilluar të largohen nga ato zona, për shkak se cilësia e ajrit në qytet është ende të nivele të larta të rrezikut.

Më shumë se 80, 000 janë larguar nga qyteti i McMurray, për shkak të zjarrit të para dy javëve.

Kjo zonë edhe më tej vazhdon të jetë e rrezikshme për banorët, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.