Telegrafi

Nafta, shënon vlerën më të ulët që nga muaji prill

Deri tek një rënie e tillë e çmimit ka ardhur për shkak se uragani Gustav shkaktoi dëm të vogël ndaj infrastrukturës energjetike amerikane në Gjirin Meksikan.

Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane në bursën e Nju-Jorkut ka rënë në 109 dollarë për barel, ndërsa nafta "brent" në bursën e Londrës të mërkurën është shitur për 107 dollarë. Ky është niveli më i ulët i tregtimit që nga muaji prill, kur çmimi i naftës së papërpunuar kishte arritur në147 dollarë për barel.

Kompanitë e naftës përgatitet që përsëri në Gjirin Meksikan ta ripërtërijnë prodhimin në 1,3 milionë barel naftë në ditë, e cila ishte ndërprerë javën e kaluar në pritje të uraganit Gustav.