Telegrafi

Nafta rreth 97 dollarë për fuçi

Nafta Brent e Londrës ka zgjeruar humbjet në hapje të javës dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit, për shkak të të dhënave të dobëta mbi ekonominë kineze, që është konsumatori më i madh në botë i energjisë.

Analistët paralajmërojnë për një situatë të vështirë në Kinë, pasi prodhimi në fabrika u rrit me hapin më të ngadaltë në 6 vitet e fundit. Nafta Brent e Londrës për tetorin ra me 0.6 për qind në 96.5 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga korriku i vitit 2012.

Nafta Bruto amerikane ra me rreth 1.1 për qind në 91.2 dollarë për fuçi dhe tregtohet pranë nivelit më të ulët në 16 muajt e fundit. Shenjave të ngadalësimit të ekonomisë kineze i shtohet edhe prodhimi i lartë global, që është më i madh se kërkesa. /Telegrafi/