Site icon Telegrafi

Nafta rreth 57 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës janë konfirmuar pranë niveleve maksimale të muajit të fundit gjatë sesionit të së mërkurës, pasi OPEC dha sinjale pozitive sa i përket aplikimit të marrëveshjes së shkurtimit të prodhimit.

Organizata e vendeve eksportuese mund ta zgjerojë marrëveshjen edhe drejt prodhuesve të tjerë, gjë që do të prodhojë edhe shkurtimin e mëtejshëm të tepricës së ofertës në tregun global.
Nafta Brent e Londrës shitej pranë nivelit të 56.83 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54.50 dollarëve për fuçi.

Ekspertët shprehen se trendi gjatë javës do të vazhdojë të jetë i njëjtë, ndërkohë çmimet e naftës mund të thyejnë rekorde të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version