Pas disa sesionesh me radhë, çmimet e naftës kanë përmbys trendin, duke u regjistruar në rënie. Trajektorja e re e çmimeve merr shtysë nga të dhënat e fundit që flasin për një rritje të prodhimit dhe rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dhënat sinjalizojnë një mbingarkesë të theksuar në treg, pavarësisht përpjekjes së OPEC-ut dhe Rusisë për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.
Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.45 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.39 dollarëve për fuçi.
Gjatë sesionit të sotëm, të dhëna të tjera me rëndësi nga Shtetet e Bashkuara pritet të ndikojnë mbi trajektoren e çmimeve. /Telegrafi/