Çmimet e naftës janë regjistruar me rritje të mërkurën, pas njoftimeve se Arabia saudite do të shkurtojë prodhimin, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së frikshme të prodhimit të naftës argjilore ne shtetet e bashkuara të Amerikës.
Aramco që është kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite do të ulë furnizimin e klientëve aziatikë me 7 milionë fuçi gjatë qershorit, raporton Reuters.
Çmimet po marrin shtysë edhe nga të dhënat e fundit që tregojnë një rënie më të madhe se pritshmëritë të rezervave në shtetet e bashkuara.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.92 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.11 dollarëve për fuçi.
Të dy benchamrkët kryesorë vijojnë të luhaten pranë niveleve rekord minimale të prekura në fund të javës së kaluar. /Telegrafi/