Telegrafi

Nafta, rënie e thellë në New York, 63.9 dollarë për fuçi

Edhe përkundër asaj që të premten në ditën e fundit të tregtimit në bursat botërore në muajin tetor, çmimet e naftës vërejtën rritje rekorde megjithatë në krahasim me fillimin e muajit energensi ishte më i lirë për mbi 32 për qind.

OPEK në takimin e jashtëzakonshëm ministror muajin e kaluar mori vendim për uljen e prodhimit treditor të naftës për 1,5 milionë barelë në 27,3 milionë e cila hyri në fuqi dje.

Nga mesi i qershorit kur nafta arriti çmim rekord prej mbi 147 dollarësh për barel, deri tani ajo u lirua për mbi 50 për qind si pasojë e krizës globale financiare.