Telegrafi

Nafta, nën 60 dollarë barreli

Është mbyllur me rënie çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut, në përfundim të një javë që ka parë uljen më të madhe javore te regjistruar që prej janarit.

Lajmin e bëjnë te ditur mediat amerikane, sipas te cilave kjo situatë vjen si pasojë e frikës se recesioni ekonomik mund te zgjasë me shumë nga sa parashikohej.