Telegrafi

Nafta nën 50 dollarë për barel

Nafta e lehtë amerikane për dërgesat e muajit maj, ka rënë të martën për 38 centë në 49,67 dollarë për barel. Nafta në dy javët e fundit është shitur për rreth 50 dollarë barel, dukshëm më lart se sa në shkurt kur ishte 35 dollarë.

Tregtarët janë të inkurajuar me shenjat e para, të cilat tregojnë mundësinë e stabilizimit të bankave amerikane.

“Goldman Sachs” dje ka bërë të ditur për profit prej 1,66 miliard dollarësh për çerekun e parë, që ka tejkaluar pritjet e “Wall Street”, duke treguar një lëvizje të dukshme krahasuar me humbjet prej 2,29 miliardë dollarësh nga tremujori i vitit të kaluar.

Raporti i “Goldman Sachs” erdhi pas publikimit të bankës “Wells Fargo” se pret që në çerekun e parë të ketë profit rekord prej 3 miliardë dollarësh. Gjigantët bankarë “Citigroup” dhe “America Corp.” fitimet e tyre do t’i bëjnë të ditura më vonë.

Në Londër, brendi i Detit Verior është shtrenjtuar 29 centë dhe sot shitet për 52,43 dollarë për barel.