Telegrafi

Nafta, megjithatë do të qëndrojë mbi 100 dollarë

Shumë analistë vënë theksin tek ulja e kërkesës nga vendet e zhvilluara në raport me konsumin e tregjeve emergjente.

”Çmimi i naftës do të qëndrojë për kohë të gjatë në nivel të lartë,por ne parashikojmë një ulje të këtij zhvillimi në tremujorin e ardhshëm”deklaroi Gerard Burg i National Australia Bank.

Sondazhi i filluar në korrik sipas 33 analistëve nxjerr në pah një çmim më pak të përparuar të barelit 116,99 dollarë në 2008 për bruton e lehtë amerikane. Në 2007 bareli ishte rritur mesatarisht 72.30 dollarë. Në bazë të kësaj analistët nxjerrin një çmim mesatar 115.77 dollarë për 2009 dhe 109.90 dollarë për 2010dmth 6 dollarë më pak se parashikimi i qershorit.

Çmimi i barelit të naftës Brent të Detit te veriut do të jetë 115.95 dollarë këtë vit ,114.44 dollarë për 2009 dhe 110.88 dollarë për 2010.
Fluturimi i çmimit të naftës i shtyrë nga konsumimi i madh i fuqive emergjente si Kina më në fund është ngadalësuar.

Çmimi i rritur i arit të zi filloi të modifikonte zakonet e konsumimit perëndimor. Gjatë rrugës ky çmim ka rënë 23 dollarë pas nivelit rekord 147 dollarë për barel të arritur në 11 korrik të këtij viti.