Çmimet e naftës të premten u regjistruan me rritje, duke iu larguar kështu niveleve minimale të tre muajve të fundit të prekura gjatë sesionit të kaluar. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.31 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.45 dollarëve për fuçi.
Pavarësisht rimëkëmbjes së lehtë, çmimet vijojnë të mbeten nën nivelet mesatare të tre muajve të fundit. Gjatë së Enjtes çmimet ranë me thuajse 2 për qind, ndërkohë që ditën e mërkurë, rënia fiksohej në 5 për qind, që është edhe rënia më e madhe gjatë vitit.
Nafta bruto amerikane projektohet në një humbje prej 7.2 për qind gjatë javës, ndërkohë që ajo brent e Londrës projektohet në -6.4 për qind. Për të dy benchmarkët kjo është humbja më e madhe javore që prej nëntorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/