Telegrafi

Nafta me rënie

Në sesionin e sotëm nafta bruto amerikane ra me 1.58 dollarë në 100.07 dollarë për fuçi, rënie kjo me 1.69 për qind nga mbyllja një ditë më parë. Ndërkohë nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 1.35 dollarë në 114.46 dollarë për fuçi.

Ndikim në rënien e çmimit të naftës dhe edhe forcimi i dollarit amerikan në tregjet monetare si pasojë e problemeve europiane të borxhit sovran. /Telegrafi/