Telegrafi

Nafta me çmim rekord

Nafta e papërpunuar për muajin prill u shtrenjtua për 2.51 dollarë dhe në bursën tregtare të Nju Jorkut kap vlerën prej 104.42 dollarësh për fuçi.

Ky është çmimi më i lartë në tregun e Shteteve të Bashkuara që nga shtatori i vitit 2008.

Në zhvillime të tjera, vlera e dollarit amerikan ka rënë, ashtu si edhe aksionet e tregjeve botërore, ndërsa ari dhe argjendi kanë përmbyllur javën me rritje.

Shumica e prodhimit të naftës në Libi është mbyllur, për shkak të përleshjeve mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të Muamer Gadafit. /Telegrafi/