Telegrafi

Nafta mbi 92 dollarë për fuçi

Në bursën e Nju Jorkut, një fuçi naftë për dërgesat e shkurtit u rrit për 20 centë dhe arriti në 91.58 dollarë.

Gjatë pjesës më të madhe të vitit 2010, çmimi i naftës ka qenë pak më shumë se 70 dollarë, por në dhjetor arriti mbi 92 dollarë, që ishte vlera më e lartë në dy vitet e fundit. /Telegrafi/