Telegrafi

Nafta mbi 87 dollarë

Nafta bruto amerikane u rrit 33 cent në 87.27 dollarë për fuçi. Ndërkohë nafta bruto Brent e Londrës u rrit 21 cent në 100.13 dollarë për fuçi. Hendeku mes dy bençmarkëve ka prekur një tjetër rekord historik të 12.86 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se optimizmi aktual në tregun e naftës mbështetet nga optimizmi për ekonominë i tregjeve të aksioneve dhe jo nga motive gjeopolitike si trazirat në Egjipt dhe Lindjen e Mesme. /Telegrafi/