Nafta ka filluar javën me çmime të rritura, pavarësisht të dhënave të fundit që flasin për një rritje të rezervave dhe aktivitetit të shpim-kërkimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.
Në hapje sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës shitej pranë nivelit të 56.04 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane rreth 54 dollarë për fuçi.
Në SHBA, kompanitë që operojnë në sektor kanë rritur numrin e puseve aktive të naftës për të pestën javë me radhë, çka sinjalizon se lufta e tregut do të vijojë të bëhet edhe më e ashpër.
Përgjatë vitit aktual, prodhimi amerikan i naftës projektohet të rritet me 130 mijë fuçi në ditë, në krahasim me vitin e kaluar. Vendet e OPEC-ut ndërkohë vijojnë të aplikojnë strategjinë e shkurtimit të prodhimit. /Telegrafi/