Çmimet e naftës u regjistruan me rritje të martën, duke përmbysur kështu trendin e sesionit të së hënës.
Përpjekjet e OPEC për të nxitur çmimet nëpërmjet shkurtimit të prodhimit udhëheqin trendin, por nga ana tjetër, këto përpjekje kufizohen nga rritja e prodhimit në vendet jashtë OPEC.
Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.76 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.07 dollarëve për fuçi.
Rimëkëmbja gjatë së martës vjen pasi çmimet ranë me rreth 2% gjatë sesionit të parë të javës. Të dy benchmarkët kryesorë janë luhatur mes një vlere jo më të madhe se $ për fuçi gjatë këtij viti, duke treguar kështu stabilitet.
Luhatshmëria në tregjet e naftës tashmë nuk është më një fenomen shqetësues./Telegrafi/